Leonardo di Caprio rrëfeu në një intervistë se refuzoi rolin e Anakin Skywalker në filmat e mirënjohur ‘Star Wars” sepse thjesht nuk ndihej gati për një rol të tillë. Të njëjtën arsye ai shprehu për rolin e Robin ne filmin “Batman Forever”. Epo kur je aq i famshëm dhe i talentuar sa Leo mund t’ia lejosh ca gjëra vetes.

John Travolta refuzoi filmin “Forrest Gump” që të merrte pjesë në filmin e Tarantinos ‘Pulp Fiction”.
Të dy filmat përfunduan ballë për ballë në Oscars 1995, me “Forrest Gump” që fitoi gjashtë çmime – duke përfshirë për aktorin më të mirë për Tom Hanks – krahasuar me një çmim për “Pulp Fiction”.

Will Smith refuzoi rolin kryesor në “Matrix” sepse filmi kishte një koncept të vështirë për tu kuptuar.
Ai shtoi se mendonte se performanca e tij nuk do ishte më e mira dhe se ai nuk ishte aq i zgjuar si aktor asokohe.

Mel Gibson nuk pranoi të luante rolin e Maximus në filmin “Gladiatori” sepse mendonte që ishte tepër i vjetër për të patur fizikun e duhur. Roli i shkoi aktorit Russell Crowe, i cili fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë në 2001.

Lexo po ashtu:  Femrat në sytë e meshkujve sipas Paulo Coelhos

Emma Whatson refuzoi filmin “La La Land” për të marrë rolin në filmin tjetër “Little Women”.
Ishte një tjetër Emma e famshme qe luajti rolin e Mia-s në filmin artistik muzikor fitues të Oscar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *