Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Zyra përfaqësuese e Leka Zogut, pretendent për fronin e Shqipërisë, njofton për një takim mes Pretendentit de ambasdores amerikane në Tiranë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

«Ishte një kënaqësi të mirëprisnim në Rezidencën Mbretërore vizitën e Shkelqesisë së Saj Ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.
Përfitova nga rasti të falenderoj Znj Ambasadore për mbështetjen e treguar ndaj Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara, çka pasqyron miqësinë e gjatë midis vendeve tona. Unë shpreha mbështetjen time absolute në respektimin e luftës ndaj korrupsionit dhe implementimin e një sërë reformash për një standart sa më të mirë. Biseda ishte shumë e ngrohtë dhe optimiste për të ardhmen e vendit dhe u përqëndrua në potencialin njerëzor dhe talentet e shqiptarëve. Gjithashtu folëm për bukuritë natyrore dhe historinë e pasur të Shqipërisë.

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti: Hetimet për sulmin në Ibër-Lepenc janë në vazhdim, do të publikohen detaje për përfshirjen e akterëve të huaj

Sigurisht nuk mbetën pa prekur temat e çështjeve aktuale si klima delikate dhe dinamike politike e vendit. Shqipëria do të zhvillojë zgjedhjet vitin e ardhshëm ndaj stabilitetit dhe paqja janë thelbësore. Proçesi demokratik ka një rëndësi të veçantë pasi Shqipëria synon dhe duhet ta shohë të ardhmen brenda Bashkimit Evropian«, thuhet në njoftim.

Lajmi nuk është përcjellë nga ambasada dhe ka kaluar disi si një takim informal që nuk është e qartë se çfarë kumton. Dhe nuk dihet se në çfarë cilësie Kim gjendet në takim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *