Gjykatësi Sali Berisha, i cili gjykon në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Pejë, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në një postim në Facebook.

“Burime nga Policia e Kosovës, konfirmojnë për BetimipërDrejtësi se është arrestuar Gjykatësi Sali Berisha i cili gjykon në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Pejë.

Me urdhër të Prokurorit të PSRK të njëjtit i caktohet masa e paraburgimit prej 48 orëve, për dyshime për vepër penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare!

Lajmi konfirmohet edhe nga PSRK”, ka shkruar Miftaraj.

Lexo po ashtu:  Vulin i jep sigurime Putinit: Nuk do të lejojmë përkeqësimin e marrëdhënieve vëllazërore me Rusinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *