Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Koronavirusi ua ka pamundësuar sivjet besimtarëve myslimanë kryerjen e një prej obligimeve më të madhe fetare që kanë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Shkuarja në haxh është anuluar për shkak të pandemisë, ndërsa njoftimin e dha këtë javë Bashkësia Islame e Kosovës.

Në Bashkësinë Islame që tradicionalisht organizojnë shkuarjen e haxhilerëve kosovarë në Mekë thonë se sivjet pelegrinazhi do të mbahet vetëm për vendasit e shtetit arab.

Por anulimi i këtij rituali nuk po i pëlqen dikujt që thotë se haxhi nuk u ndal as në kohë lufte.

“Kjo është diçka politike”, thotë një qytetar.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e islamit dhe obligim për çdo myslimanë që është në gjendje ta kryejë atë të paktën një herë në jetën e tij, nëse ja mundësojnë mjetet financiare.

Lexo po ashtu:  Reagon Federata Pan-Shqiptare e Amerikës, VATRA, ndaj SHBA dhe vendeve anëtare të QUINT: Lista Serbe, lidhje të rrezikshme me struktura kriminale dhe terroriste*

Zakonisht në Mekë dhe Medinë mblidhen nga 2 milionë besimtarë nga e gjithë bota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *