Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka bërë një përzgjedhje paraprake të modeleve të destinuara për kartëmonedhat e reja të planifikuara të euros, duke përfshirë zogj, lumenj, ndërtesa ose figura të famshme si Ludvig van Bethoven, Mari Kyri dhe Leonardo da Vinçi.
”Kartëmonedhat e reja do të simbolizojnë identitetin tonë të përbashkët evropian dhe diversitetin që na bën të fortë”, tha presidentja e BQE-së, Christine Lagarde.
”Kultura evropiane feston hapësirat e përbashkëta kulturore që kanë formësuar identitetin evropian gjatë shekujve dhe “personalitetet ikonike evropiane”, njoftoi BQE nga selia e saj në qendrën financiare gjermane të Frankfurtit.
Dizajni përfshin laureaten polako-franceze të çmimit Nobel, Mari Kyri’, kompozitorin gjerman Ludvig van Beethoven dhe piktorin dhe artistin italian Leonardo da Vinçi.
Ana e pasme mund të shfaqë artistë rruge, një bibliotekë ose një universitet.
Grupi i dytë i dizajnit “Lumenjtë dhe zogjtë” thekson qëndrueshmërinë dhe diversitetin e ekosistemeve natyrore të Evropës.
Në anën e pasme të kartëmonedhave për këtë temë, mund të shfaqen institucionet evropiane si Parlamenti Evropian ose Komisioni Evropian.
“Ne jemi të emocionuar të prezantojmë këto motive të jetës reale që pasqyrojnë angazhimin tonë ndaj Evropës dhe festojnë trashëgiminë e saj kulturore dhe mjedisin natyror”, tha Lagarde.