Akti i dytë i shkëputjes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian do të vendosë në tavolinë rishikimin e marrëdhënieve brenda vetë ishullit. Në një opinion publikuar në “Financial Times”, Philip Stephens, shkruan se shkëputja e Skocisë nuk është e pashmangshme, por marrëdhniet brenda Mbretërisë nuk mund të jenë më të njëjtat.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Në arkitekturën kushtetuese të Mbretërisë së Bashkuar janë shfaqur krisje. Brexit ka ndryshuar përgjithnjë balancën mes pjesëve konstituente të unionit në Mbretërinë e Bashkuar. Vendimi për të lënë BE-në ishte në thelbin e vet një shprehje e nacionalizmit anglez. Një rirregullim i marrëdhënieve brenda Mbretërisë së Bashkuar është i pashmangshëm dhe një ndarje e rrugëve një rrezik i pranishëm dhe real”. shkruan autori.
Sipas tij problemi është Skocia dhe dallimi i qartë mes të dyja vendeve sidomos gjatë pandemisë, e cila ekspozoi dy modele. Kryeministrja skoceze arriti të fitojë besimin e njerëzve në dallim nga Boris Johnson- i vetëdeklaruar më shumë anglez sesa britanik- që vuri në diskutim kredibilitetin e vet.

“Sfida imediate e vjen nga Skocia. Brexit ka zhvlerësuar votën e referendumit për pavarësi të mbajtur më 2014-ën në Skoci…që u shkëput nga BE kundër dëshirës së 62% të skocezëve që votuan për të qëndruar në BE. Kështu Brexit ka imponuar një zgjedhje të padëshiruar mes unionit me Anglinë dhe integrimit në Europë, vijon autori.
Formula e rirregullimit mbetet për t’u parë dhe ndarja e Skocisë nuk përjashtohet. E sigurtë duket se Johnson është problemi, një figurë që nuk bashkon, por ndan. Duhet një tjetër drejtues që “shpërndan pushtetin brenda Mbretërisë”, ndërkohë që opsioni i dytë është një ofertë për Skocinë, e cila së bashki me Uellsin dhe Irlandën e Veriut do të mund të krijojnë një bashkim federal.
“Status quoja nuk është më një opsion, përfundon Stephens.




