Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Bundestagu gjerman kërkon të dërgojë një sinjal solidariteti dhe mbështetje për Ukrainën, por edhe të tregojë unitetin brenda politikës gjermane. Pas disa javësh debati, Unioni i CDU/CSU dhe partitë e koalicionit qeverisës, SPD, Të Gjelbrit dhe FDP kanë shuar grindjen për dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë dhe votojnë të enjten së bashku për dorëzimin e tyre. Në një deklaratë të publikuar në Berlin të mërkurën nga krerët e grupeve parlamentare thuhet se ky është një sinjal i përgjegjësisë për Ukrainën dhe vendosmërisë kundër agresionit të Rusisë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Gjermania qëndron e vendosur në krah të Ukrainës në luftën e saj për liri, theksojnë parlamentarët gjermanë. Mbështetja për të drejtën e vetëmbrojtjes e Ukrainës është me rëndësi për mbrojtjen e paqes dhe lirisë në Europë dhe po ashtu për kërkimin e një zgjidhjeje diplomatike. Në lidhje me dërgimin e armëve thuhet, se “në pajtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara Gjermania dërgon armë për vetë mbrojtje në Ukrainë dhe miraton dërgimin nga shtete të treta.

Moska intensifikon ofensivën në Donbass! Putin kërcënon Perëndimin: Mos ndërhyni, ndryshe gati të përdorim armë që s’i ka askush! Qyteti i Kherson do të përdorë rublën
“Kjo vlen edhe për dërgimin e armëve të rënda në ujdi me partnerët e NATO-s. Vetëm para pak ditësh Gjermania bëri një kthesë të dytë në politikën e saj ndaj Ukrainës duke vendosur të dërgojë armë të rënda. Në kuadër të takimit të ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s në bazën amerikane në Ramstein, ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht, kishte bërë të ditur, dërgimin e tankeve kundërajrore. duke theksuar se “ndihma jonë është koordinuar me partnerët e tjerë të NATO-s”.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres vazhdon misionin e ndërmjetësimit në Ukrainë dhe takohet të enjten me presidentin Zelensky. Një nga temat kryesore pritet të jetë gjendja në qytetin juglindor ukrainas, Mariupol, ku trupat ukrainase dhe civilët janë rrethuar nga ushtria ruse.

Lexo po ashtu:  𝐏𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝𝐚 𝐬𝐞𝐫𝐛𝐞: 𝐀𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮 𝐢 𝐡𝐞𝐬𝐡𝐭𝐮𝐫 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐫𝐜𝐞̈𝐧𝐨𝐧 𝐝𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐜𝐢𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐭𝐚𝐛𝐢𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬; 𝐬𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐧𝐝𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐡𝐮𝐚𝐣?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *