Mesa duket goditja që i ka dhënë Will Smith, komedianit Chris Rock nuk e ka penguar fare këtë të fundit të shijonte pjesën e mbetur të natës.
Sipas “Page Six”, Rock është parë teksa qëndronte “i patrazuar” nga incidenti, në festën e mikut të tij të ngushtë, Guy Oseary.

Megjithatë, shokët e komedianit u mblodhën rreth tij për t’u siguruar që “gjërat të mos bëheshin të çuditshme” nëse Smith gjithashtu do të shfaqej në festë.
Burimi për “Page Six” tha se Rock ishte “i lumtur” dhe po kalonte një kohë të mirë.
“Ai thjesht foli për temën, duke thënë se ishte çmenduri, por nuk dukej se po e shqetësonte fare.”
Miqtë e Rock-ut “mbanin sytë nga dera” dhe “siguroheshin që ta dinin se ku ishte ai në çdo kohë” për të shmangur një përplasje të vështirë me Smith nëse ai gjithashtu do të vinte.
Një organizator i “Oscar”-it tha se Rock u largua nga shfaqja e çmimeve “menjëherë pasi doli nga skena”.
“Ai kurrë nuk kishte planifikuar të qëndronte në ceremoninë pas paraqitjes së tij”, tha organizatori. “Ai mori pjesë në festën e shokut të tij më të mirë.“
Ndërkohë, Will Smith festoi me gruan e tij Jada Pinkett Smith në festën e Vanity Fair.

Lexo po ashtu:  Nexhmije Pagarusha këndon ‘Këngën e Rexhës’ (VIDEO)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *