Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Femra merr një super vlerësim nga kreu i kishës katolike, i cili, siç e do tradita, nuk martohet kurrë! Në sytë e Papës Françesk, gruaja është “ ajo që i jep harmoni botës, nuk është për të larë pjatat!“.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Kjo ishte pjesa më prekëse e predikimit të atit të shenjtë, mbajtur pranë  Casa Santa Marta. Gruaja, thotë papa argjentinas, i njohur për thjeshtësinë e tij, dashurinë për njerëzit, por edhe logjikën e fortë, është ajo që i jep kuptim planetit. Ajo sjell në jetë një pasuri që burri nuk e ka, sjell harmoninë e Krijimit.

Kjo e jona, shprehet Bergoljo, është një shoqëri me prirje të forta maskiliste e nuk merr parasysh se femra përmbush një mission që shkon shumë përtej e që mashkulli, nuk e kryen dot kurrë!

Lexo po ashtu:  Nëse takoni një gazetar të pasur, mos i zini besë. Gazetari i pasur është një gazetar që qelbet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *