Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Çfarë vlerash përfaqëson sot PS?

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

* Antifashizmi? Një politikan “antifashist” si Rama ka partner strategjik në rajon një protofashist kriminel lufte si Vuçiç. Në historinë e Shqipërisë fashizmi nuk ka lindur si një projekt shqiptar, por kolaboracionizmi me fashizmin po. Dhe këtë po bën Rama sot.

* Social-demokracia? Që kur e majta përqafon oligarkinë dhe PPP-të? PS është shndërruar prej vitesh në një parti që zbaton modelin neoliberal.

* Antiberishizmi? Antiberishizmi nuk është vlerë, aq më pak kur Rama ka çuar para e zgjeruar një pjesë të mirë të koncensioneve të qeverisë Berisha.

* Atdhedashuria? Le të kujtojmë këtu copëtimin e Kosovës, plehrat, kazinot, etj.
Atëherë, çfarë vlerash i kanë mbetur sot Partisë Socialiste?/Boiken Abazi/

Lexo po ashtu:  ‘Mos u ngut, humbe minutin, e jo jetën për minutin’, Policia e Kosovës me video sensibilizuese për kujdes në trafik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *