Poezi nga: Esad Mekuli

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Deshta, shum’ kam dasht-dishrue
që me kang’ të trimnoj, me fjalën tande të ndrydhun
të ngrej fuqitë prej gjumit…
këndova (dhe kur m’ishte ndalue)
se liria do të vinte edhe për ty, të përbuzun.
këndova mbi ditët fatlume që do të lindshin, pa dhun’,
n’agimin e lirisë për ty me popujt këtu e ngjeti,
mbi forc’ të bashkimit mbarë:
mbi vrullin tand të mëshehun
-unë, biri yt dhe-poeti.
po! n’errsinën e shtypjes së randë sa shkambi,
ndëgjova thirrjet që të bana me dal’ n’dritë-
pse për liri-me tjerë
ke dhanë dhe ti
djers’ e gjak si etnit.
kam dhanë, i dashtun… dhe sot, në liri-
kur thembra e gjaksorit s’na shkel dhe dora pa
pranga mbeti,
me ty këndoj mbi fuqinë e ngjallun nën yllin që na pri’
-unë, biri yt besnik dhe-poeti.

Lexo po ashtu:  Fan Noli, figurë e rëndësishme e kulturës shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com