Është mëse e natyrshme që kushdo që ka parë sezonet e “La Casa de Papel” të pyesë veten nëse bëhet fjalë për një histori të bazuar në ngjarje reale. Përgjigjja e shkurtër? Jo, është komplet trillim. Sidoqoftë, ka aspekte të rëndësishme në serial, të cilat shërbejnë si homazhe për historinë, artin dhe filozofinë.

Që prej sezonit të parë, personazhet mbajnë vënë maska me fytyrën e piktorit të famshëm spanjoll, Salvador Dalí. Shumica e punës së tij u krijua gjatë dadaizmit, lëvizje e fundit të shekullit XX që kërkonte medoemos refuzimin e shoqërisë moderne kapitaliste. Filozofia e tij përputhet me atë të personazheve të “La Casa de Papel”.

Me rëndësi të veçantë është edhe kënga “Bella Ciao”, që interpretohet nga artisti Manu Pilas. “Bella Ciao” është një këngë popullore italiane që e ka origjinën nga punëtorët e Italisë së Veriut, të cilët e kënduan si një formë për të protesuar ndaj fashizmit dhe me kalimin e kohës, kënga e bë himn i rezistencës antifashiste nga partizanët italianë midis viteve 1943-1945. Versione të “Bella Ciao” këndohen në të gjithë botën si himn i lirisë.

Lexo po ashtu:  Erza Muqolli lanson videoklipin e këngës “Je Chanterai” në Ditën e Çlirimit të Kosovës, futë edhe fjalë shqipe (VIDEO)

Që prej premierës në vitin 2017, “La Casa de Papel” është bërë pjesë e shumë protestave anembanë botës. Në korrik të 2019-s, protestues në Porto Riko kërkuan që gurvenatori të dorëhiqej. Disa prej tyre u panë të veshur si personazhet e serialit. “Ne jemi rezistenca,” shkruan ata.
Sezoni i katërt i “La Casa de Papel” pati sot (3 prill) premierën në Netflix.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *