Kërcënimi  i të djathtës ekstreme në Austri është më serioz sesa duket. Kjo dëshmohet edhe në një analizë që Neë York Times i bën përpjekjeve të ekstremit të djathtë për t’ë depërtuar në Shërbimin Sekret austriak.

Sybille Geissler, e cila për më shumë se 12 vjet udhëhoqi shërbimin e Inteligjencës në Austri, dëshmoi kohët e fundit në  në parlament në lidhje me përpjekjet e të djathtës ekstreme, që tani është partner i koalicionit në Austri, për të minuar shërbimin e Inteligjencës.

Menjëherë pas bashkimit të ekstremit të djathtë FPO (Freedom Party) në qeveri 17 muaj më parë, dhe marrjen prej sa të Ministrisë së  Brendshme, FPO kërkoi  nga Geissler dhe shefi i saj të zbulonin emrat e informatorëve që kishte infiltruar në të djathtën ekstreme.

Dita X

Në qarqet e krahut të djathtë, dita kur neo-nazistët do të marrë pushtetin përmes një grushti shteti, njihet si e ashtuquajtura “Dita X». Për disa si Geissler, kjo ditë nuk është aq e pamundur sa mund të duket.

Lexo po ashtu:  Vdes nga kanceri në moshën 55 vjeçare, veterani i UÇK’së

Agjentët e shërbimit sekret pranojnë se po përpiqen të mbrojnë veten jo vetëm nga armiqtë e jashtëm, por edhe nga anëtarët e qeverisë së vendit. Edhe evropianët dhe SHBA, siç thonë ata, kanë filluar për të përjashtuar Austrinë nga partneritete të caktuara në sektorin e Inteligjencës, nga frika e kërcënimit të ekstremit të djathtë.

“Ne mendojmë shumë për çfarë informacioni duhet të ndajmë me partnerët tanë austriakë, sepse nuk mund të jemi të sigurt se ku do të përfundojë ky informacion”- tha një zyrtar  inteligjencës evropiane në një intervistë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *