Evlija Çelebi (1611-1684) ishte funksionar i lartë i oborrit të sulltanit me detyrën e inspektorit për të raportuar për gjendjen e krahinave të Perandorisë Osmane. Gjatë viteve 1640-1676 bëri udhëtime të shumta në viset e Perandorisë Osmane e në vendet fqinje të saj dhe hartoi veprën në 10 vëllime në gjuhën turke “Sejjahnname” (Libri i udhëtimeve) të cilën e përfundoi në Kajro.

Evlija Çelebi ka udhëtuar në Shqipëri 3 herë. Udhëtimin e parë e bëri në Kosovë në dhjetor të vitit 1660, pra në Shqipërinë e Veriut, ndërsa në nëntor të vitit 1670 nëpër Shqipërinë e Jugut. Vepra është burim kryesor me vlera të rëndësishme per kohën.

Ajo përmban material të pasur për historinë, gjeografinë, folklorin dhe kulturën e krahinave që vizitoi.

Në vepër jepen itineraret e shtegtimeve dhe bëhen përshkrime të sakta të pazareve, kalave, xhamive etj, të viseve të Kosovës dhe trajton emrat e vjetër atje si Shkoz apo Jak, kalon nëpër qytete të mëdha si Delvina, Gjirokastra, Tepelena, Durrësi, Përmeti, Berati dhe Vlora.

Lexo po ashtu:  Pablo Neruda: Kur plakën prindërit…

Të dhëna të sakta jepen për ndarjen administrative të këtyre qyteteve në zeamete dhe timare, sasinë e taksave që i paguanin sulltanit, numrin e ushtarëve në rast lufte dhe mjaft të dhëna me vlera studimore.

Nuk kanë mbetur pa u përshkruar edhe fshatrat e mëdha me kështjella, si Kalaja e Delvinës, Kalaja e Kardhiqit në Gjirokastër, Tërbuq, Lëbovë, Lekël dhe fshatra të tjera të Shqipërisë së Jugut.

Vepra ka rëndësi shoqërore, ekonomike e politike për historinë e Shqipërisë.

Ja çka shkruhet në këtë vepër

“Qyteti i Delvinës ndodhet në një fushë të hapur dhe shtëpitë janë aq larg nga njëra-tjetra sa distanca e një shigjete të hedhur. Nëse një shtëpi sulmohet nga banditët, komshijtë e marrin vesh. Për këtë arsye të gjitha shtëpitë kanë një kullë të madhe me një portë të hekurt dhe me mure të trasha e të forta.

Të panumërta janë pemët e limonëve, portokalleve, fiqve, ullinjve, shegëve dhe qiparisave, të cilat stolisin zonat e pakultivuara dhe kopshtet frutore të qytetit.

Shumë të njohura ndër ushqimet e pijet janë simitet e bardha shqiptare (simid), bukë e hollë e bardhë (pogaçe) dhe vera e kuqe.”

“Kalaja e Delvinës u themelua së pari nga spanjollët. Më pas, venedikasit e shtinë në dorë me dredhi. Sulltan Bajazidi II i Shenjti ua mori venedikasve në vitin 1419, mirëpo ajo ra përsëri në dorë të të pafeve. Kur Sulltan Sulejmani shkoi në fushatën e Korfuzit në vitin 1537 veziri i madh Ajas Pasha, shqiptar nga prejardhja, u emërua kryekomandant dhe kalaja e Delvinës u pushtua drejtpërdrejt prej tij e u bë kryeqëndër.”

“Edhe sot Delvina është sanxhak më vete në vilajetin e Rumelisë. Ajo është has, për të cilin beu merr një të ardhur 157.132 akçe prej Sulltanit.

Ka 24 zeamete dhe 155 timare. Ka vetëm një allajbej e një çeribash. Në kohë lufte, beu është i detyruar me ligj të nxjerrë 2200 ushtarë, ndër ta edhe shoqërues shërbimi të armatosur. Ka një kadi me nivel page prej 180 akçesh.”

“Popullsia jeton pa i munguarr gjë, shumica me ullinj dhe vaj ulliri, të cilin e eksportojnë dhe e shesin në vilajetet e tjera. Të rinj e të moshuar, të mëdhenj e të vegjël, të kamur e të varfër të gjithëve u skuq fytyra nga shëndeti, sepse janë trima e luftëtarë të dhënë pas të ngrënit, pijes e gostive. Djemtë e rinj dhe nxënësit e shkollave fetare janë vërtet të pabindur dhe kokëshkretë.

Taksa mbretërore që siguron beu arrin shumën 459.200 akçe. Ka 19 zeamete e 205 timarë. Sipas ligjit, duke e llogaritur mbi bazën e të ardhurave, Shkodra nxjerr 4000 ushtarë… Kjo fuqi, në kohë lufte, vihet nën komandën e vezirit të Rumelisë dhe të kolonëve të tij. Luftëtarët e Shkodrës kanë qenë bashkë me ne dhe janë treguar trima të vërtetë në luftën e Ardelit.”

Lexo po ashtu:  Letra e Abraham Lincoln për mësuesin e djalit të tij - "Ai është fëmijë i vogël dhe i mirë. Dhe është biri im”.

“Pashai i Shkodrës ka 40 qese të ardhura. Ai i siguron qetësinë vendit me anën e 1000 bejlerëve që ka nën urdhrin e vet.”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com