Një ditë në vitin 1893, Henri Zigland nga Hanej Grov, Teksas, e la të fejuarën e tij. I vëllai i vajzës, duke menduar se po përmbushte detyrën e tij, duke vënë në vend nderin e nëpërkëmbur të së motrës, e qëlloi Ziglandin për ta vrarë. Por çuditërisht plumbi e kapi rrëshqitazi, duke i shkaktuar një gërvishtje të vogël, para se të ngulej në trungun e një peme pas shpine.

Duke menduar se e kishte kryer hakmarrjen e tij, vëllai i ish të fejuarës vetëvritet me të njëjtën armë. Njëzet vjet më vonë, në vitin 1913, Zigland vendosi ta shembë atë pemë, e cila ishte në pronën e tij.

Në pamundësi për ta kryer atë punë me dorë, ai përdori dinamitin. Por gjatë shpërthimit të fortë, plumbi, që 2 dekada më parë ishte drejtuar pikërisht ndaj tij, doli jashtë me një forcë aq ekstreme sa e goditi direkt në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Lexo po ashtu:  Francë/ Masakrohen në mes të rrugës dy persona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *