Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka bërë thirrje për krijimin e një aleance të gjerë të vendeve islamike për t’i dalë përpara “kërcënimit të ekspansionizmit“, që sipas tij vjen nga Izraeli.

Hapi i vetëm që do të ndalojë arrogancën izraelite, banditizmin izraelit dhe terrorizmin shtetëror izraelit është aleanca e vendeve islamike”, tha Erdogan në një aktivitet të shkollave islamike jashtë Stambollit.

Ankaraja tashmë ka ndërmarrë hapa që synojnë “formimin e një linje solidariteti kundër kërcënimit në rritje të ekspansionizmit” së fundmi, domethënë duke kërkuar të rregullojë lidhjet me Sirinë dhe Egjiptin, vuri në dukje ai.

Erdogan akuzoi Izraelin se kërkon një luftë të madhe në Lindjen e Mesme për të pushtuar më shumë rajon. Ai e vlerësoi grupin militant palestinez Hamas, duke deklaruar se ai e ka luftuar Izraelin “në emër të myslimanëve” dhe “mbron tokat islame“, përfshirë edhe vetë Turqinë.

Izraeli nuk do të ndalet në Gaza. Nëse Izraeli vazhdon në një mënyrë të tillë, ai do t’i hedhë sytë diku tjetër pasi të pushtojë Ramallahun. Radha do t’u vijë vendeve të tjera të rajonit. Do t’i vijë Libanit, Sirisë. Ata do t’i hedhin sytë drejt atdheut tonë midis Tigrit dhe Eufratit“, shtoi Erdogan.

Lexo po ashtu:  Profesoresha Besjana Mehmedi kërcënon studentin: Do t'kapi për fyti

Presidenti turk është shfaqur publikisht si mbrojtësi kryesor i palestinezëve, duke bërë deklarata gjithnjë e më armiqësore ndaj Izraelit. Në korrik, Erdogan kërcënoi se do të pushtonte drejtpërdrejt Izraelin për konfliktin e Gazës, ndërsa për Jeruzalemin Perëndimor tha se do të ketë fatin e Sadam Huseinit, nëse ai do të vijojë të mbajë të njëjtën retorikë.