Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Numri i të vdekurve nga coronavirusi në nivel botëror, ka arritur në 724.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Derisa në dy ditët e fundit, numri i viktimave brenda 24 orëve ka shënuar rënie, është rritur sërish gjatë ditës së djeshme,

Vetëm gjatë ditës së djeshme, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë, raportoi se nga kjo sëmundje janë prekur 3,399 pacientë të ri. Gjatë 24 orëve të kaluara, 86 pwrsona vdiqën nga ky virusi vdekjeprurës.

Worldometers raporton në kohë reale, se 34,915 persona janë të infektuar me sëmundjen, 6,106 prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

Qeveria britanike ka bërë të ditur, se do të pret gjatë ditës së nesërme një grup me britanikë të sëmurë me coronavirus, që do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

Lexo po ashtu:  “Lini këpucët dhe rrobat jashtë, kur hyni në shtëpi”, këshilla e ekspertit të OBSH

Në anën tjetër, zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kinë, kanë njoftuar se një shtetas amerikan ka vdekur në Wuhan, që është qendra e përhapjes së sëmundjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *