Pas Ligës së Kampioneve, u takon skuadrave të Europa League të zbresin në fushën e lojës për të luajtur ndeshjet e fazës së 1/16 të finaleve të këtij kompeticioni. Sevilla, që konsiderohet specialiste e Europa League ka udhëtuar drejt Rumanisë për t’u përballur me Cluj, në një sfidë që është e para mes këtyre dy skuadrave. Sevilla është e vetmja skuadër që në fazën e grupeve fitoi 5 ndeshjet e para dhe shihet si favorite për të kaluar këtë raund. Sfidë interesante është ajo që do të luhet në belgjikë mes Club Brugge dhe Manchester United.

Djajtë e kuq vijnë në këtë përballje me moralin e lartë pas fitores ndaj Chelseat duke rindezur garën për një vend në zonën Champions në premier League. Ajo që do të zhvillohet sot është përballja e tretë mes Brugge dhe Manchester United dhe bilanci i 2 sfidave të para anon nga Djajtë e Kuq që i kanë fituar të dyja këto ndeshje. Në fushën e lojës do të zbresë edhe Interit që do të luajë në Bullgari ndaj Ludogorets. Skuadra zikaltër zbriti në Europa League si skuadra e vendit të tretë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve dhe nuk dëshiron të nënvlerësojë këtën kompeticion. Zikaltrit kanë disa mungesa mes të cilave atë të Skriniar, Handanovic apo Brozovic. Conte po mendon të bëjë rotacion dhe duket se ka vendosur të aktivizojë Eriksen si titullar, ndërkohë që në sulm pritet të jenë Sanchez dhe Lautaro Martinez.

Olympiakos-Arsenal është një tjetër ndeshje që tërheq vëmendje në 1/16 e finaleve të Europa League. Topcinjtqë nuk do të kenë në dispozicion Mesut Ozil që mungon për arsye personale, ndërkohë që për Artetën kjo është ndeshja e parë evropiane si trajner i parë. Olympiacos e Arsenal përballen për herë të 9 mes tyre dhe në 8 sfidat e para ekuilibri është total pasi të dyja skuadrat kanë nga 4 fitore secila. Ndeshjet e fazës së 1/16 të finaleve të Europa League do të transmetohen në orën 18:55 dhe 21:00 në platformën Digitalb. Top Channel/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *