Filmat janë të këndshëm, sidomos ata për të cilët ne themi shprehjen: Ky film s`vdes kurrë. Po ai mund të mos vdesë kurrë, ama ca gjëra na i ka mësuar komplet gabim.

Pearl Harbor

Ishte e papranueshme që gratë të mos vishnin çorape apo geta në mesin e shekullit të kaluar. Kështu që ky detaj u ka shpëtuar atyre që bënë këtë film. Se ndryshe do ua kishin veshur këmbët gjithë këtyre grave.

Elizabeth: The Golden AgeNgjarjet në film zhvillohen në 1585-ën, vit në të cilin Elizabeth ishte 50 vjeçe. Por në film, ajo paraqitet si 36-vjeçare.

Alexandër

Kali i racës Bucephalus shoqëroi përgjatë gjithë jetës, pushtuesin Aleksandri i Madh. Mirëpo kali i zgjedhur në film është i një tjetër race, Friesian, që në fakt nuk ka ekzistuar fare në kohën e Aleksandrit të Madh.

Pride & Prejudice

As çizmet e protagonistes nuk kanë ekzistuar fare në kohën kur u shkruajt libri mbi të cilin u realizua filmi.

Gone With the Wind

Lexo po ashtu:  Gashi publikon klipin e këngës “My Year”, ky detaj bëri krenarë të gjithë shqiptarët

Edhe filmat më të famshëm kanë gabime. Rrugët e Atlantës ndriçoheshin me llampa gjatë filmit, ndërkohë që Thomas Edison s`e kishte shpikur ende llampën në vitet 1861-1865.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *