Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Në raportin e kaluar financiar Microsoft tha se biznesi i Xbox dhe Surface ishte rritur. Ky trend vijoi edhe këtë tre mujori ku Xbox u rrit me 30% dhe Surface me 37%.
Financat e Microsoft tregojnë bumin e shërbimeve cloud
Raporti më i fundit financiar i Microsoft tregon një panoramë mjaft pozitive për financat dhe të ardhmen e kompanisë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Gjiganti i Windows raportoi 37.2 miliardë dollarë të ardhura për tre mujorin e fundit, një rritje prej 12% dhe fitim impresionues prej 30% më shumë në 13.9 miliardë dollarë.

Pandemia nuk e ka ndikuar aspak Microsoft përkundrazi po e shtyn kompaninë drejt sukseseve në shërbimet cloud. Kompania thotë se biznesi cloud në tërësi u rrit me 20% në 13 miliardë dollarë dhe ndërsa biznesi i shërbimeve të produktivitetit ku përfshihet Office u rrit me 11% në 12.3 miliardë dollarë.

Në raportin e kaluar financiar Microsoft tha se biznesi i Xbox dhe Surface ishte rritur. Ky trend vijoi edhe këtë tre mujori ku Xbox u rrit me 30% dhe Surface me 37%.

Lexo po ashtu:  Rama: Ura e Mesit, një ndër atraksionet historike më të frekuentuara nga turistët

Shitjet e Microsoft Surface janë rritur me 10% krahasuar me tre mujorin e kaluar. Microsoft la të kuptohej se fitimet pritet të marrin goditje në gjysmën e parë të 2021 ndërsa do të investojë në zgjerimin e kapaciteve cloud.

Për tre muajt e fundit të këtij viti Microsoft pret të ardhura prej 39.6 miliardë dollarë, 8% më shumë se një vit më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *