Edhe një person në Kosovë është ftuar nga Gjykata Speciale.
Gazetari i njohur, Nuhi Bytyçi, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për t’u marrë në pyetje.
Siç raporton lajmi.net, Bytyçi është ftuar gjatë ditës së sotme, në cilësinë e dëshmitarit.
Bytyçi ka qenë gazetar në kohën e luftës së fundit në Kosovë.
Ditë më parë, në ambientet e ambasadës së Kosovës në Zvicër, Bytyçi ka bërë edhe promovimin e librit të tij, të titulluar “Libri i Luftës”.
/MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
