Në ritmin nacionalizmave për të ngritur komb-shtete, një pjesë të vështirë si në disa vende të botës e kishte Ballkani ku po përgatiteshin luftrat ballkanike pas dobësimit të Perandorisë Osmane.

Vendet më të fuqishme orientoheshin drejt shumë mënyrave për të mbizotëruar. Një formë ishte ajo e ofrimit të të tjerëve kushte në shkëmbim të ndërimit të identitetit apo të bashkëpunimit në favor të tyre.

Shqipëria që ishte në kulmin e këtyre zhvillimeve në 1909 dhe në rrethimin e disa shteteve fqinje e kishte të theksuar këtë metodë. Shumë shqiptarë u shitën, apo bashkëpunuan, apo ndërruan identitet në grek, apo serb, apo bullgar e maqedonas.

Bashkë me këtë krijuan edhe forma të ndryshme asimilimi. Në këtë situatë, nacionalisti dhe patrioti, publicist Mihal Grameno hedh dorashkën e sfidës kundrejt këtyre njerëzve dhe kundër një fenomeni që ai e quan ‘’Grekomanija’’. Për më shumë lexoni shkrimin e tj në gazetën Korca të vitit 1909 në 8 maj:

Grekomanija

Dija është sot vegla më e shëndoshë e njerëzimit edhe e qytetërimit, se me dijën kanë harirë të ndryshojnë jo vetëm faqen e dheut po edhe naturën, se gjithë ç’na shohin sytë e na dëgjojnë veshët, janë të çpikurate mendjes së njeriut. Gjithë me dijen harinë të xbutin kafshët e shpeshët gjer në një shkallë, sa sot i sjellin njerëzimit ato më të mbëdhatë shërbime.

Lexo po ashtu:  Kënga për të cilën shqiptarët e Kosovës dënoheshin me burg të rëndë nga Serbia (VIDEO)

Me dijën harinë gjithë kombet e dheut të qytetërohen, të përparojnë edhe të rojnë të lumturë në këtë botë. Prapë me dijën harinë të shpëtojnë njerëzimn’ nga reziku i vdekjes, duke gjetur mikrobet e tmeruarë të oftikës, kolerës, murtajës edhe gjithë sëmundjeve!

Pra, kur çuditemi me këto të çpikura të dijës, nuku munt të mos qëndrojmë e të habitemi që qysh kjo ditë nuku mundi të gjenjë edhe mikrobnë të grekomanisë?!

Edhe megjithëqë kjo sëmundje ësht’e re në Shqipëri, po duke mos marë masa kundra saj, kishte zënë të përparojë ngadalë të rënjoset, edhe zot’i math e di sa thesarë do të kishte, po të mos zgjoheshin e të kupëtonin reziknë e t’i gjenin një derman shqitparët këti mikrobi të tmeruarë.

Grekomanija është një sëmundje e rrezikshme që shëmbëllen me gangrenën, të cilënë, po s’more masa të repta që në krye, je i dënuar për vdekje!

Grekomanija është përhapur në krye, si shpëtimi tonë, grekomanija është, si copëtimi tonë edhe kësisoj nuku vërenin reziknë po përkundra e pushtonin, kur tani 30 vjet, u çfaq faqezaj këjo sëmundje në Shqipëri. Mikrobet të grekomanisë këtu në Korçë, ku kanë qendrën, i prunë, jo korçarët po ca fanatikë pa ndjenja njeriu ose të shitur, nga Athina e Greqisë edhe kështu hodhë grindjen e zihjen midis vëllazërisë që kanë patur gjithë jetën korçarët.

Lexo po ashtu:  Eshtrat e tij u hodhen në lum, Franca e nderoi kryeministrin shqiptar që vdiq nga droga

Shumë keq më vjen të përdor fjalë si ‘’tradhtar’’ e ‘’I shitur’’ edhe aqë më shumë për vëllezër shqipëtarë, po faji është i atyre, të cilët janë bërë vegla e të huajve edhe armikët e kombit të tyre. Qysh munt ta nëmëronj e quanj klikën os kamarillën e Mitropolisë me Efrem Gjinin nga Elbasanin edhe Jani Dardhën  me &-inë?

Nukë se s’janë korçarë po flas për këta, po këta janë shkaktarë e gjithave ç’kanë ngjarë e ngjasën në Korçë. Qysh mundet njerës të mbaruarë në shkollat e larta të jenë kundra kombit të tyre, përveç se janë të shitur?

Një komp pret shërbime nga të këtillë njerës e jo intriga e armiqësi. Në thënçin se me këtë mënyrë duan t’i sjellin dobi kombit, këjo i lakuriqëson edhe më tepër që s’janë tjatër gjë përveç propagandist të grekomanisë, se tjatër soj qysh munt të mbushin qëllimnë, kur kërkojnë të ndajnë orthodoksët nga mhamedanët e nga katolikët?

Po propaganda e tyre duket faqezaj që është pas programit të megali idhesë, që të na grekosin e të humbasim gjuhën e bukurtonë, sie panë që më s’meti lugë për grekërit në Bullgari, Rumani dhe Sërbi.

Lexo po ashtu:  Si Serbia mashtroi Londrën: Telegrame të rrejshme në emër të shqiptarëve – Pashiq urdhëron oficerët të shkruajnë telegrame të rrejshme Londrës në emër të shqiptarëve

Mos muhamedanët u trazuan në punërat e kishës e të shkollavet të orthodoksëvet? Përse atëherë, kur kishin e kanë qëllim të mirë, e ndaluanë lëçitjen e ungjillit edhe të tjerave që thoheshin shqip? E mallëkonin me katran gjith’ata që kuxonin të thonë për çdo fjalë që janë shqiptarë. Ç’ishin gjith ato amenda që u epnin fëmijës për çdo fjalë që thoshin shqip?

Zoti Efrem munte më mirë të ndalonte Elbasanasit, të cilët lëçitnin edhe sot në kishrat shqip, a s’janë dhe ata orthodhoksë? Falje zotit, i cili s’na la të gjurmojmë këtë udhë të shtrembër e të njohim njëri-tjetrin. Mjerisht , gjënden akoma nga vëllezërit korçarë që gjyrmojnë këtë kamarillë, edhek jo është një turp i math! Është koha që të hapin sytë e të gjykojnë të drejtën për të mirën e mëmëdheut e të vëllazërisë, andaj bënj thirrje duek lutur të hiqni dorë nga grekomanija e tjatrë sëmudje si kjo, që të mos lini emër të shkruar me katran. Sa për tradhëtorët istorija do t’u ruajnë çpërblimë që meritojnë!!…

‘’Korça’’, Korcë, nr. 11, 8 maj, 1909, Mihal Grameno

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *