Seanca plenare e kësaj të premteje në Kosovë iu kushtua situatës së shkaktuar në veriun e vendit në të cilën kryeministri Albin Kurti u përball me gjuhën e ashpër te partive opozitare ndërsa kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj kërkoi mocion mosbesimi ndaj qeverise. Kryeministri Kurti deklaroi se nuk mund t’i mbyll sytë para bandave kriminale në veri, të cilët po kërcënojnë rendin kushtetues të Republikës.

Kryetari i AAK Ramush Haradinaj tha se Kurti ka mbjellë një pabesi të madhe ndaj aleatëve më të mëdhenj të Kosovës, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë elementi kryesor që ka garantuar shtetësinë e Kosovës.

“Mosbesim deri në pabesi nga ana e kryetarit të Qeverisë së Kosovës ndaj aleatëve të sigurisë, që janë ende garanci e sigurisë sonë. Kush përfiton nga kjo, përveç [presidentit të Rusisë, Vladimir] Putinit dhe Rusisë? Për këtë ju kërkoj të shkojmë në mocion dhe ta ndërpresim mosbesimin deri në pabesi dhe ta shkarkojmë Qeverinë Kurti”, tha Haradinaj në seancën e Kuvendit, të thirrur për situatën në veri.

Lexo po ashtu:  Gabim i tmerrshëm/ Ja prenë këmbën e gabuar pacientit 82-vjeçar.

Ndërkohë, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se partia e tij do ta “parandalojë me çdo mjet rrëshqitjen strategjike të Republikës së Kosovës”, pasi sipas tij pa koordinim me aleatët e Perëndimin, Kosova nuk mund te realizojë as të drejtat e saj.

Abdixhiku tha se partia e tij kishte vendosur të mos garojë në zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut – pasi që ndiente se nuk mund t’i përfaqësojë banorët në këtë zonë të banuar me shumicë serbe. “Ndonëse LDK-ja nuk garoi, ne e kemi mbështetur garën e dy partive politike sepse besojmë që kjo është e drejta e një shteti të pavarur demokratik. Sot, kjo e drejtë e jona, pa Perëndimin e pa aleatë, nuk ka gjasa të ekzistojë”, tha Abdixhiku gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit u kryen pa bashkërendim me aleatët.

Lexo po ashtu:  Fenomeni i nepotizmit godete ashpër Qeverinë Rama 2 edhe në ministrinë e Jashtëme të Shqipërisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *