Shkencëtarët izraelitë të universitetit të TelAvivit kanë zbuluar një organizëm shumëqelizor që jeton pa nevojën e oksigjenit. Henneguya salminicola është një parazit me 10 qeliza që jeton në indet e salmonit dhe nuk ka nevojë për oksigjenin për të prodhuar energji.Paraziti nuk e ka dispozitën genetike për këtë process, nuk ka mitokondrinë në qeliza.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Zbulimi ynë tregon se evolucioni mund të shkojë në drejtime të çuditshme. Frymëmarrja është një burim kryesor i energjisë dhe megjithatë ne gjetëm një kafshë që hoqi dorë nga ky shteg kritik, shprehet një ndër autorët.
Në mikroorganizma njëqelizorë është vënë re aftësia për të mbijetuar pa oksigjen e që marrin energji nga procesi i fermentimit duke përdorur molekula të tjera si mërkuri apo hekuri. Por kjo është hera e parë që konstatohet se organizma shumëqelizorë kanë këtë aftësi. Shkencëtarët nuk e kanë ende të qartë sesi e gjeneron energjinë Henneguya salminicola





