Historia tragjike e familjes së Joe Biden, nga djali problematik e vdekjet e dy fëmijëve

Kandidati presidencial i SHBA 2020, i cili po “lufton” me Donald Trump në zgjedhjet e SHBA 2020, ka pësuar tragjedi të pakonceptueshme në jetën e tij personale.

Ish-nënkryetari 77-vjeçar është baba i katër fëmijëve, dy prej të cilëve fatkeqësisht kanë vdekur.

Joe ka tre fëmijë me gruan e tij të parë Neilia: Beau , Hunter dhe Naomi. Teksa Biden ishte senator në 1972, gruaja e tij, Neilia dhe vajza 1-vjeçare, Naomi, vdiqën në një aksident automobilistik, ndërsa dy djemtë e tij, ishin në makinë por mbijetuan.

Disa vjet më vonë, Joe u takua me gruan e tij aktuale Jill Biden. Ata u martuan në qershor të vitit 1977 në kishën e Kombeve të Bashkuara në New York City, dhe mirëpritën vajzën Ashley në 1981.

Beau shërbeu si Prokurori i 44-të i Përgjithshëm i Delaware dhe një Major në Gardën Kombëtare të Ushtrisë Delaware.

Ai u martua me gruan Hallie në 2002 dhe kanë një vajzë dhe djalë, Natalie dhe Robert “Hunter”, përkatësisht në 2004 dhe 2006.

Lexo po ashtu:  Me coronavirusin që gjendet edhe në ujërat e zeza, a do të jetë e sigurt të notojmë këtë verë?

Beau u diagnostikua me kancer në tru në 2013 dhe vdiq tragjikisht dy vjet më vonë 30 maj 2015 në moshën 46 vjeç. Djali i dytë i Joe Hunter është një avokat dhe këshilltar investimesh.

Hunter u martua me Kathleen në 1993 dhe ata kanë tre vajza së bashku: Naomi, Finnegan dhe Maisy. Ata u ndanë në 2015 dhe përfunduan të divorcuar në 2017.

Në 2016, Hunter filloi të dilte me të venë e vëllait të tij të ndjerë Beau, Hallie për disa muaj.

Në gusht 2018, Hunter mirëpriti një fëmijë me Lunden Alexis Roberts nga Arkansas, por nuk dihen shumë informacione për fëmijën e tij të katërt. Hunter më pas u martua me Melissa Cohen në maj 2019 dhe ata e mirëpritën djalin e tyre në Mars 2020.

Gjatë një interviste me New Yorker në 2019, Hunter hapi luftën e tij për dekada me drogën dhe alkoolin, duke thënë:

Të gjithë kanë trauma. Ka varësi në çdo familje. Isha në atë errësirë. Isha në atë tunel, është një tunel i pafund. Ju nuk shpëtoni prej tij. Ju kuptoni se si të merreni me të.

Lexo po ashtu:  Ambiciet e italianëve, gjermanëve, kroatëve dhe serbëve për tokat e Sanxhakut

Ashley është fëmija më i ri dhe i vetëm i Joe me Jill. Pas diplomimit në Universitetin Tulane, ajo u bë drejtoresha ekzekutive e Qendrës Delaware për Drejtësi, një organizatë jofitimprurëse e orientuar drejt reformës në drejtësinë penale.

Ashley gjithashtu punoi si punonjëse sociale në Delaware për 15 vjet. Në vitin 2017, ajo themeloi Livelihood , një kompani veshjesh të prodhuara në Amerikë. Ashley u martua me kirurgun plastik Howard Kerin në 2012.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *