Besnik Pula

Një vlerësim imi, totalisht pragmatik, mbi situatën e krijuar lidhur me taksën dhe trysnisë amerikane për tërheqjen e plotë të saj.

1) Trump ka vendosur që të tërheq trupat nga Kosova. Këtë do ta bëjë dosido. Kjo s’ka alternativë.
2) Përkundër dëshirës së Trump, zërat më të arsyeshëm brenda adminstratës duan që këtë ta realizojnë në mënyrë të kontrolluar, pa cënuar sovranitetin e Kosovës dhe sigurinë e rajonit.
3) Ky skenar po luhet pikërisht tani në Afganistan. Trump donte t’i tërhiqte trupat njëanshëm. U rezistua ky veprim nga administrata dhe tani kjo po arrihet përmes një marrëveshjeje (shumë të keqe) me talibanët.
4) Negociatat me Serbinë janë më pak negociata me Serbinë dhe më shumë negociata me amerikanët për kushtet e tërheqjes së tyre ushtarake.
5) Në këtë situatë, marrëveshja me Serbinë do të jetë sekondare. Serbia nuk do të lëshojë pe dhe nuk do të ketë njohje nga Serbia. Sidomos nëse në lojë nuk janë territoret.
6) Në njëfarë forme Serbia nuk është më e rëndësishme për Kosovën në procesin e nisur. Vuçiq do të përfitojë të vetat nga interesimi amerikan, pavarësisht se çka bën me Kosovën. Sepse realisht për Kosovën nga ai nuk po kërkohet asgjë.
7) Rrjedhimisht, Kosova në këtë proces duhet të maksimizojë pozitën në nxjerrjen e garancave të sigurisë për të ardhmen, në një Ballkan pa prani amerikane. Kjo nënkupton në radhë të parë angazhim afatgjatë në trajnim dhe armatim për FSK-në. Anëtarësim në NATO. Këto tani duhet të jenë pikësynimi kryesor strategjik për Kosovën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *