Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka marrë vendim lidhur me hyrje-daljet në Republikën e Austrisë dhe Republikën e Kosovës.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareQeveria e Republikës së Austrisë me datë 1 korrik 2020 gjatë një konference për media ka marrë vendim si vijon:
Austria zyrtarisht ka paralajmëruar dhe rekomanduar shtetasit e saj që të mos udhëtojnë në shtetet e Ballkanit Perendimor duke u bazuar në rritjen e numrit të infektuarve me COVID-19.

Hyrja në shtetin e Austrisë nga shteti i Republikës së Kosovës mund të ndodhë vetëm me anë të dëshmisë së testit jo më i vjetër se 4 ditë që rezulton të jetë negativ nga COVID-19 ose me deklarim për vetizolim 14 ditë.
Hyrja në Republikën e Austrisë vlenë vetëm për personat që kanë vendbanim/lejeqëndrim në Austri.
Kalimi Transit nëpërmjet Austrisë është i mundur vetëm nëse nuk ndalohet në territorin e Republikës së Austrisë.
Hyrja në Republikën e Kosovës:
Aktualisht rregullorja për hyrje në Republikën e Kosovës rekomandon, që çdo qytetar të ketë dëshminë që rezulton negativ nga COVID -19, por kjo dëshmi nuk është e obliguar.
