Anëtari i Drejtorisë së Policisë së Pribojit, Marko Pantoviq, ka postuar një video në profilin e tij në Facebook, në të cilën së bashku me kolegët e tij polic, gëzohet me vargjet e një kënge gjenocidale fashiste ku thuhet:

“Srebrenicë, ti je shumë i dashur për mua, shpresoj të ndodhë tre herë përsëri”.

Për këtë ka reaguar deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi.

Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit.

“Këto janë vargjet të cilët gjatë festimit të vitit të ri i kënduan disa pjesëtarë të policisë që veprojnë në zonën e Sanxhakut. Ato i publikuan me krenari edhe në rrjetet e tyre sociale. Sigurisht. Çfarë të pritet nga polici kur Ministri i tij mohon çdo ditë gjenocidin e Srebrenicës, me heshtjen miratuese të Presidentit Vuçiq. Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit”, shkroi Kamberi.

Lexo po ashtu:  Heqja e masave të BE-së, Stano: Kosova t’i përmbushë të gjitha kërkesat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *