Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Disa shkencëtarë anglezë thonë se një ilaç i ri mund të përdoret për ta mposhtur kancerin e trurit te fëmijët, i cili më parë nuk ka mundur të trajtohet.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ky ilaç mund të përdoret gjithashtu për t’i ndihmuar pacientët që vuajnë nga sëmundja e rrallë por shumë vdekjeprurëse, e njohur si sindromi i njeriut të gurtë, me ç’rast muskujt dhe ligamentet e tyre shndërrohen në eshtra.

Hulumtimi i kryer nga Instituti për Hulumtime për Kancerin në Londër zbuloi se ilaçi i ri mund t’i zvogëlojë tumoret në minj dhe t’i vrasë qelizat trunore me mutacione në gjenin “AVCR1”, i cili gjendet në gliomat e kancerit të trurit te fëmijët.

Këto glioma nuk mund të largohen përmes operacionit pasi tumoret shfaqen në rrënjën e trurit dhe kimioterapia nuk funksionon. Në këto raste zakonisht përdoret radioterapia për t’ia zgjatur jetën fëmijës së sëmurë me këtë lloj të kancerit.

Lexo po ashtu:  Farmacia në shtëpi/ Përdorimet mjekësore të gjetheve të mollës

Shkencëtarët i transplantuan gliomat njerëzore në minj dhe zbuluan se ilaçi i ri e ndërpreu aktivitetin e gjenit “AVCR1”, i zvogëloi tumoret dhe e zgjati jetëgjatësinë e fëmijëve për 25 për qind.

Fëmijët e diagnostikuar me glioma në tru zakonisht jetojnë vetëm nëntë deri dymbëdhjetë muaj pas diagnostikimit.

Asnjë ilaç i ri nuk është licencuar për t’u përdorur kundër kancerit të trurit te fëmijët ose të rriturit në 20 vjetët e fundit, shkruan “Independent”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *