Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa ka dhënë në një intervistë të re për revistën e njohur ”Wall Street Journal”, botuar më 25 janar.

26 vjeçarja vuri në dukje se pavarësisht nga karriera e saj muzikore, ajo ende arrin të mbajë private disa aspekte të jetës së saj. Lipa ka rrëfyer ndër të tjera se si ajo është kritikuar në rrjetet sociale se nuk ka kombësi dhe as identitet apo se Kosova nuk ekziston. Sipas saj, askush nuk mund të mohojë identitetin e saj, kulturën dhe vendin prej nga vjen.

“Kam lexuar shumë komente nga njerëzit që më thonë se nuk kam shtet, nuk kam identitet, Kosova nuk ekziston”, tha ajo. “Kam jetuar në Kosovë, i di jetët e humbura. Pra, që dikush të më mohojë identitetin dhe përvojën time, është e vështirë për mua të mos reagoj dhe dhe të mos flas për këtë. Pra, kjo është diçka që unë do ta bëj gjithmonë”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu:  "Një mashkull pa tru ka lënduar gruan tënde? I takon asaj të replikojë, nëse dëshiron të replikojë". Porosia e moderatores për Will Smith

Kjo nuk është hera e parë që Lipa flet për fjalët e ashpra me të cilat është përballur në internet.

Në një intervistë për të përditshmen britanike “The Guardian” në vitin 2020, Lipa u përgjigj se “gjuha jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në media, veçanërisht ndaj vajzave dhe grave është krejt abuzive dhe e pasjellshme.

“Duhet të jesh prej hekuri që të mos prekesh nga fjalë të tilla. Është shumë e trishtueshme që duhet të nxjerrim mësime nga vdekja e dikujt”, tha Dua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *