Deputetët e parlamentit të Kosovës më 3 gusht të vitit 2015, me shumicë votash kanë votuar ndryshimet kushtetuese, që mundësonin themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.
Pas një seance të gjatë që nga mëngjesi, pro themelimit të Gjykatës Speciale një etnike votuan 82 deputetë, 5 ishin kundër dhe një abstenoi.
Amendamentin për ndryshimin e kushtetutës, që mundëson themelimin e Gjykatës Speciale, e prezantoi para deputetëve kryeministri i Kosovës nga LDK, Isa Mustafa.
Të theksojmë se MekuliPress që në fillim ishte kundër themelimit të kësaj Gjykate, duke theksuar se një e tillë është jo e balancuar dhe shigjeton vetëm një komb e një ushtri, ndërsa përjashtohet ushtria serbe dhe Serbia që e ushtroi dhe e sponzorizoj gjenocidin mbi shqiptarët e Kosovës.
Kjo është lista e plotë e deputetëve që votuan Specialen.


