Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Me rastin e 244-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se “ne qëndruam së bashku për ta bërë Kosovën të pavarur”.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ai ka thënë se populli i ShBA-së dhe i Kosovës kanë shumë vlera dhe atribute të përbashkëta.

“Në Amerikë si në çdo vend, demokracia nuk është një sport spektatorësh. Demokracia kërkon angazhim dhe këmbëngulje aktive të qytetarëve. Gjithashtu kërkon ndershmëri dhe përulësi për të adresuar dobësitë tona dhe për të mësuar nga dështimet tona”, tha ai.

“Kjo është një kohë trazirash dhe ankthi në Amerikë – por edhe një kohë shprese. Shpresoj se një ndryshim i pakthyeshëm, pozitiv mund të vijë me një qytetari të angazhuar. Dhe e njëjta gjë mund të thuhet për Kosovën. Populli i Shteteve të Bashkuara dhe i Kosovës kanë shumë vlera dhe atribute. Populli ynë është i fortë dhe i zgjuar, krijues dhe i dhembshur, i shkathët dhe elastik. Si miq dhe partnerë, ne i jemi përgjigjur njëri-tjetrit kur kemi pasur nevojë. Ne qëndruam së bashku për ta bërë Kosovën të pavarur, pas sulmeve të 11 shtatorit, në luftën kundër terrorizmit global”, ka thënë Kosnett.

Lexo po ashtu:  Pretendimet serbomadhe të fashistit Vuçiq pas fjalimit historik të Kurtit në Tetovë

Ai tha se në këtë Ditë të Pavarësisë së Amerikës, le të zotohemi përsëri për përpjekjet tona më të mira për të ndërtuar shoqëri – për ta ndërtuar një të ardhme të përbashkët – që pasqyron ëndrrat e themeluesve tanë dhe i përmbush detyrimet tona ndaj brezave të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com