Kreu i Këshillit të Europës, Antonio Kosta, ka deklaruar gjatë një interviste për AFP-në se Rusia përfaqëson një kërcënim kolektiv për Europën.
Sigurisht që fqinjët e Rusisë janë më të shqetësuarit. Por është esenciale që të kuptohet se ky është një kërcënim kolektiv
ka thënë ai.
I pyetur mbi armatimin e Europës, Costa ka sqaruar se aktualisht emergjenca e sigurisë imponon blerjen e armëve kudo ku është e mundur.
Sigurisht në planin afatgjatë, ajo çfarë vlen nuk është vetëm prokurimi por prodhimi. Dhe për këtë ne duhet të rifuqizojmë industrinë tonë dhe bazën teknologjike. Çka po e bëjmë tashmë. Sfida e madhe është të gjejmë se për çfarë kemi nevojë
ka shtuar ai.
Lidhur me telefonatën mes Putin dhe Donald Trump, Costa ka riëprsëritur qëndrimin e BE-së se nuk mund të ketë negociata paqeje për Ukrainën pa Ukrainën.
Vetëm Ukraina si një shtet sovran mund të vendosë se kur, si dhe sa larg këto negociata mund të shkojnë. Por unë besoj se çdokush, së pari dhe sidomos SHBA ka kuptuar se çështja nuk është vetëm për Ukrainën, por për sigurinë e Europës sit ë gjithë
përfundon ai.