Kufoma e ish-komandantit të Ushtrisë së “Republika Serbe”, Ratko Mlladiq, i dënuar për krime lufte, ka arritur në Beograd nga Haga. Mlladiq vdiq në Hagë, ndërsa po vuante dënimin e përjetshëm me burg për krime të rënda të kryera gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Aeroplani që transportonte kufomën e tij u ul rreth orës 18:00 në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd.
Kufoma e kriminelit u prit me nderimet më të larta ushtarake të Serbisë, ndërsa arkivoli ishte i mbuluar me flamujt e Serbisë dhe Republikës Serbe.

Varrosja e Ratko Mlladiqit është planifikuar të zhvillohet të hënën, më 7 shtator, në varrezat Topçider në Beograd. Kufoma e tij do të ekspozohet në kishën e Shën Lukës, në lagjen Skojevsko në Çukaricë, nga ora 09:00 deri në 12:30.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vërtetoj se autoritetet serbe e kanë marrë trupin e Mlladiqit nga Haga. Ai tha se Serbia do të ofrojë mbështetje logjistike dhe transportuese për të garantuar rendin, paqen dhe sigurinë gjatë ceremonive.
Ministri i Drejtësisë i Serbisë, Nenad Vujiq, kishte deklaruar më herët se krimineli Mlladiq do të varrosej në Serbi me nderimet më të larta shtetërore.
Ratko Mlladiq u dënua me burgim të përjetshëm nga mekanizmi ndërkombëtar i drejtësisë në Hagë për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë përgjegjësinë për masakrën e Srebrenicës.
Vendimi i Serbisë për t’i bërë nderime shtetërore ka shkaktuar reagime të ashpra nga zyrtarë evropianë. Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, ka theksuar se Mlladiq është një kriminel lufte i dënuar, i cili po vuante dënimin e përjetshëm për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.
Kos deklaroi se glorifikimi i Mlladiqit është në kundërshtim me vlerat themelore evropiane dhe nuk ka vend në Bashkimin Evropian apo në vendet që synojnë anëtarësimin në të.




