Kufoma e një gruaje është gjetur në sallën e të vdekurve të spitalit të Scafati, në Salerno të Italisë, e mbuluar me milingona.

Ishin familjarët e 61-vjeçares, ata që bënë denoncimin në polici, duke bërë që të nisin hetimet.

Prokurorja Federica Lo Conte, deklaroi se lidhur me rastin janë sekuestruar kartelat klinike.

Familjarët e gruas kur shkuan në morg, panë se kufoma ishte mbuluar me milingona, duke njoftuar policinë.

Zbulimi u bë këtë të martë, ndërkohë që në vijim gruas do ti bëhet autopsia, për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e vdekjes.

Lexo po ashtu:  Vdiq pasi e rrahën shokët/ Djali i Pelivan Sinanrrapajt: E prenë në besë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *