Lëvizjes Vetëvendosje i është shtuar edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës teksa vazhdon numërimi i votave të mërgatës nga votimi me postë.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptarePartia e Albin Kurtit ka arritur në 52 mandate pas përditësimit të rezultateve të votave nga KQZ-ja.
Kjo ulëse e re i është marrë Partisë Demokratike të Kosovës, duke e çuar Vetëvendosjen në 52 mandate, nga 48 që mori me nga votat brenda vendit.

Partia Demokratike e Kosovës mbetet me 22 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës me 19, ndërsa Aleanca ka siguruar aktualisht 7 ulëse.
Në bashkëpunim me minoritetet jo-serbe dhe Nenad Rashiqin, Albin Kurti duket se arrin kufirin kushtetues prej 61 votash që kërkohet për formimin e qeverisë së re.
Problem do të jetë sërish zgjedhja e Presidentit të ri që kërkon shumicë të cilësuar në sallë në 2 raundet e para.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve synon të shpallë rezultatet përfundimtare në fund të muajit qershor, e t’i certifikojë ato brenda 6 korrikut.
