Kohëzgjatja e leximit: 4 minuta

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës organizon manifestimin tradicional “Esat Mekuli”, i 16-ti me radhë

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në manifestimin e 16-të tradicional letrar “Esat Mekuli”, që u mbajt sot përfaqësuesit e institucioneve letrare vlerësuan rëndësinë e vazhdueshme të këtij takimi për jetën kulturore në Kosovë.

Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqyri Galica, theksoi se manifestimi dhe revista letrare “Metafora” kanë ndërtuar një traditë 16-vjeçare, duke krijuar hapësirë për prezantimin e mbi 100 krijuesve nga fusha të ndryshme artistike. Ai nënvizoi se, pavarësisht vështirësive financiare dhe mungesës së përkrahjes institucionale, revista vazhdon të botohet me përkushtim dhe të kontribuojë në pasurimin e letërsisë shqipe.

Ndërkaq, kryetari i Klubit Letrar “Pjetër Budi”, Hamdi Hysuka, vlerësoi takimin letrar “Esat Mekuli” si një platformë me rëndësi simbolike dhe morale, që afirmon rolin e shkrimtarit në shoqëri. Sipas tij, ky manifestim krijon ura bashkimi ndërmjet autorëve nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora, duke nxitur dialog letrar, mendim kritik dhe komunikim krijues përmes gjuhës dhe letërsisë.

Lexo po ashtu:  Interneti satelitor i Starlink sjell portabilitetin

Shyqyri Galica kryetar i lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës u shpreh se gjatë viteve, në takimin letrar “Esat Mekuli” kanë marrë pjesë mbi 100 studiues, poetë, kritikë, eseistë, dramaturgë e muzikantë, ndërsa shumë nga punimet e tyre janë botuar në revistën “Metafora”. Sipas Galicës, revista vazhdon të botohet me përkushtim, por pa përkrahje nga Ministria e Kulturës së Republikës së Kosovës.Galica: Revista letrare “Metafora” po mbush 16 vite.

Takimi letrar Esat Mekuli dhe revista letrare “Metafora” po mbushin 16 vite nga veprimtaria e tyre takimi tashmë është bërë tradicional, por edhe me revista me gjithë me mjaft vështirësi për vjet ka pasur dhe ritëm duke botuar punime të anëtarëve të lidhjes së shkrimtareve, por veprime të shkrimtarëve të tjerë që e bëjnë më të pasur e më tërheqës këtë takim letrar e kulturor. Në skenën e takimit letrar Esat Mekuli për vite kanë kaluar më shumë se 100 studiues poetë, prezantorë, kritik, eseistë, dramatorë , muzikantë etj. Punimet e të cilëve në shumë raste janë publikuar edhe në revistën letrare “Metafora” të lidhjes së shkrimtarëve e cila pos punëve redaktoriale teknike të shtypit pjesa tjetër behët pa përkrahje të Ministrisë së Kulturës së Republikës së Kosovës”, tha ai.

Hamdi Hysuka kryetar i klubit letrar “Pjeter Budi” ka theksuar se takimi letrar “Esat Mekuli”, i cili mban emrin e themeluesit të letërsisë moderne kosovare, ka një dimension të veçantë simbolik dhe moral. Sipas tij, ky takim afirmon rolin e shkrimtarit si ndërgjegjje shoqërore dhe krijon hapësirë për dialog letrar, mendim kritik dhe bashkim kulturor, duke përfshirë autorë nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora.

Lexo po ashtu:  Pleshti

Hysuka: Takimi afirmon rolin e shkrimtarit si ndërgjegjje shoqërore

Duke mbajtur emrin e Esat Mekulit themeluesit e letërsisë moderne kosovare edhe njërit prej personaliteteve të ndritura të kulturës shqiptare takimi merr një dimension simbolik dhe moral ai afirmon rolin e shkrimtarit si ndërgjegjje shoqërore si zë i lirisë, i identitetit dhe i dinjitetit kombëtar rëndësia e këtij takimi qëndron edhe në hapësirën që krijon për dialog letrar për ballafaqim estetik dhe mendim kritik duke përfshirë autorë nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora. Kjo e bën takimin letrar Esat Mekuli një platformë të bashkimit shpirtëror dhe kulturor ku gjuha letërsia dhe përvoja kombëtare komunikojnë lirshëm dhe në mënyrë krijuese”, u shpreh ai.Manifestimi letrar “Esat Mekuli” organizohet nga Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe sivjet është mbajtur për herë të 16-të me radhë. Ky aktivitet mban emrin e Esat Mekulit, themelues i letërsisë moderne kosovare dhe një nga figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare. Takimi letrar “Esat Mekuli” synon të krijojë hapësirë për dialog kulturor, shkëmbim idesh dhe afirmim të rolit të shkrimtarit në shoqëri, duke ruajtur dhe zhvilluar trashëgiminë letrare shqipe.

Lexo po ashtu:  “Dashuria nuk të lëndon kurrë, nëse të lëndon nuk është dashuri o mik”