Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në një shkresë drejtuar ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, Arbërie Nagavci, kërkon caktimin e Kurtit si mandatar për formimin e Qeverisë së re.

Në dokument thuhet se propozimi bëhet në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, duke iu referuar rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit 2026 dhe vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve përfundimtare.

“Propozojmë z. Albin Kurti – Mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në pjesën përfundimtare të shkresës.

Dokumenti mban datën 13 shtator 2026 dhe i është drejtuar ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Lexo po ashtu:  Jashari vazhdon postimet për Lushtakun, "Paska vazhduar me shpifje e ofendime ndaj meje njeriu që njihet si shembull për veprime të tilla" - Poston incizimet me Adem Grabovcin ku përmendet familja e tij

Menjëherë pas kësaj, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkuar në Presidencë.

Ai u tha gazetarëve se po ishte ftuar në takim nga ushtruesja e detyrës eë Presidentit, Albulena Haxhiu.

“Më ka ftuar në takim kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu dhe aty po shkoj tani”, tha ai.

Ndryshe, sot pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të shqyrtohet çështja e formimit të Qeverisë së re.

Mbajtjen e seancës për Telegrafin e ka konfirmuar nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë, Emilija Rexhepi. 

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com