“Edhe pse jemi të vetëdijshëm për pasojat që mund të rrjedhin nga moszbatimi i vendimit të lëshuar nga Gjykata Kushtetuese, ne jemi shumë të vendosur që të mos e zbatojmë atë”, ka shkruar Bashkim Ramosaj në llogarinë e tij në Facebook.

Kanali i lajmeve Channel News Asia, ka shkruar se si kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, refuzon që t’ia dorëzojë një pjesë të konsiderueshme të tokës manastirit ortodoks serb që mbrohet nga organizata UNESCO.

Kjo agjenci e lajmeve tregon se si kisha ortodokse serbe ndodhet në një vend të banuar me një shumicë myslimane, ku 20 vjet më parë kishte luftë në mes serbëve dhe kosovarëve.

Manastiri i Deçanit që daton prej shekullit të 14-të, nga koha e luftës është duke u ruajtur nga forcat e NATO-s dhe ekziston një mosmarrëveshje me autoritetet lokale rreth 24 hektarëve tokë, shkruan Channel News Asia, transmeton Klan Kosova.

“Në vitin 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që toka t’i takojë manastirit, i cili pretendon që parcelën ta përdorë për bujqësi”.

Lexo po ashtu:  Shtetit shqiptar i vidhet vula historike

CNA shkruan se është kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ai i cili e ka bërë të qartë se nuk do ta respektojë vendimin, pavarësisht faktit se Bashkimi Europian ka bërë thirrje që të respektohet vendimi.

“Edhe pse jemi të vetëdijshëm për pasojat që mund të rrjedhin nga moszbatimi i vendimit të lëshuar nga Gjykata Kushtetuese, ne jemi shumë të vendosur që të mos e zbatojmë atë”, ka shkruar Bashkim Ramosaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërsa përfaqësuesit e manastirit kanë thënë për mediat lokale se kjo mosmarrëveshje “krijon një ndjenjë të pasigurisë dhe të diskriminimit”.

https://youtu.be/if82xwLBo9Y

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *