Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se pandemia e koronavirusit do kalohet më shpejt nëse bota bashkëpunon për ta trajtuar,

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Merkel shtoi se ishte e nevojshme të shikohet nëse proceset e Organizatës Botërore të Shëndetit mund të përmirësohen.

“Organizata Botërore e Shëndetit është institucioni legjitim, global, ku të gjitha temat bëhen bashkë. Sepse ky është rasti që ne duhet të vazhdojmë të shikojmë se si mund të përmirësojmë më tej funksionimin e saj’’, tha Merkel në një video mesazh gjatë takimit me OBSH’në.

Duke theksuar se asnjë vend nuk mund të ndalonte koronavirusin, ajo tha: ‘’Jam e bindur që do ta mposhtim pandeminë. Sa më shumë të punojmë së bashku ndërkombëtarisht, aq më shpejt do ta arrijmë këtë.”

Lexo po ashtu:  - Po pse te humbasim kohën? Populli u ngop me gënjeshtra. Ka humbur besimin në politikanët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *