Ratko Mlladiq, ish-komandanti i Ushtrisë së “Republika Srpska-s”, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në Bosnje e Hercegovinë kundër boshnjakëve civil, ka vdekur në Hagë, aty ku kaloi vitet e fundit të jetës së tij.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Mlladiqi ishte një nga figurat kryesore të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë. Për krimet e kryera nën komandën e tij, ai u dënua përfundimisht me burgim të përjetshëm nga drejtësia ndërkombëtare.
Por emri i tij nuk ishte gjithmonë i lidhur me Hagën dhe me krimet e luftës. Në Serbi, për shumë vite, Mlladiqi dhe Radovan Karaxhiqi u glorifikuan nga qarqe politike dhe nacionaliste.

Një rast që sot është veçanërisht interesant lidhet me presidentin aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në maj të vitit 2007, në Beograd, pjesëtarë të Partisë Radikale Serbe, së bashku me aktivistë të “Obraz” dhe tifozë të grupit “Familija”, zhvilluan një aksion në mbështetje të Ratko Mlladiqit.
Në rrugët e Beogradit u vendosën tabela me emrin: “Bulevar Ratka Mlladiqit”.
Në mesin e tyre ishte edhe Aleksandar Vuçiq, i cili në atë kohë ishte një nga figurat e Partisë Radikale Serbe. Ai iu drejtua turmës me megafon dhe, sipas raportimeve të kohës, vendosi edhe vetë një nga tabelat me emrin e Mlladiqit.
Vuçiqi atëherë deklaronte: “Le të vijnë të na arrestojnë edhe ne.”
Kjo ka ndodhur në vitin 2007. Sot, gati dy dekada më vonë, Ratko Mlladiqi ka vdekur në Hagë, pasi ishte dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime të tjera të rënda. Ndërsa Aleksandar Vuçiq është president i Serbisë.
Njëri përfundoi në Hagë. Tjetri përfundoi në krye të shtetit serb.
Fotografitë, videot dhe deklaratat e asaj kohe, megjithatë, mbeten.
Dhe historia nuk i harron lehtë ato që njerëzit kanë bërë dhe thënë kur kanë qenë në anën tjetër të pushtetit.
MekuliPress.com
