Tymi është aq “i trashë” në disa raste saqë aeroplani duhej të ngjitej për të qëndruar jashtë tij. Sytë tuaj e kanë të vështirë të përballojnë dhe ju mbyllni kanalet e ajrit për ta mbajtur kabinën e banueshme. Ndonjëherë madje është e vështirë të shohësh pamjet poshtë, që tregojnë se sa e keqe është gjendja atje.

Kështu përshkruhet gjendja e Amazonës, atë që quhet “mushkëria e njerëzimit”, pas përfshirjes nga zjarret masive, ditëve të fundit.

“Ky nuk është vetëm një pyll që digjet”, ka thënë Rosana Villar nga Greenpeace, e cila ndihmoi CNN të realizonte fluturimin e saj mbi zonat e dëmtuara dhe të djegura.
“Është pothuajse një varrezë. Sepse gjithçka që mund të shihni është si vdekja”.

Bëhet fjalë për pamje nga Amazona, e cila është duke u djegur prej disa ditësh, gjë që ka alarmuar gjithë botën.

Alarmi vjen pasi Amazona konsiderohet si “mushkëria e botës” dhe shkatërrimi i saj do të sillte pasoja të tmerrshme në ndryshimet klimaterike.

Brazili ka dërguar edhe ushtrinë për shuarjen e flakëve, ndërsa zjarret në Amazona u kthyen në temë diskutimi edhe në takimin e G7, me kërkesë të Emanuel Macron.

Drejtuesit e shtatë shteteve më të zhvilluara të botës premtuan se do të japin ndihmë teknike dhe financiare për të ndihmuar në fikjen e zjarreve, edhe pse presidenti brazilian nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

Biznesmenë dhe artisë të ndryshëm ndërkohë, kanë vënë në dispozicion shuma të ndryshme për fikjen e zjarreve. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”