Nëna duhej të ma kishte mësuar dhimbjen përpara se të më mësonte fjalën nënë, duhej të më kishte treguar se si mbyllen plagët me duar që dridhen dhe si kafshohet errësira pa bërtitur. Nëna duhej të më kishte përgatitur për tokën që rritë gjemba në vend të bukës dhe për rrugët me xhama të thyer, që të mësonesha të ecja mbi to pa e pyetur mishin tim nëse dhemb, duhej të më kishte mësuar si të shoh pa u verbuar nga çmenduria e kohës që ha fëmijët e saj dhe si të dëgjoj pa u shurdhuar nga absurdi që flet me zë ligjesh, dhe mbi të gjitha duhej të ma kishte mësuar dhimbjen njësoj siç ma mësoi dashurinë, sepse dashuria pa dhimbje rrit njerëz që thyhen në heshtje.

Lexo po ashtu:  Babai i Nënë Terezës u helmua nga serbët në 1919
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com