Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Marion në Virxhinia mëngjesin e së premtes. Një grua po dyshohet se ka vrarë tre fëmijët e saj, e më pas ka bërë vetëvrasje.

Policia në Virxhinia ka gjetur trupat e pajetë të dy fëmijëve dhe gruas 27-vjeçare.

“Zyra e Sherifit të Qarkut Smyth tha se autoritetet zbuluan trupat e një gruaje 27-vjeçare, një fëmije 10-vjeçare dhe 3-vjeçare pasi iu përgjigjën një thirrje të premten në mëngjes në Marion, një qytet i vogël në jugperëndim të Virxhinias”, shkruan abcnews.

Ndërkohë, një fëmijë i moshës 6-vjeçare u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore, ku u dërgua në spital por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Një fëmijë 8-vjeçar “i shpëtoi vendit të ngjarjes”, tha policia.

Policia tha se një hetim paraprak tregon se gruaja vrau fëmijët dhe nuk ka të dyshuar të tjerë.

Deri më tani nuk janë bërë të ditur emrat e viktimave.

Lexo po ashtu:  800 mijë njerëz shpenzuan 2 miliardë euro në lojëra fati në Greqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *