Në këtë shkrim të vitit 1909, Dimitrije Tucoviq përshkruan me një qartësi tronditëse realitetin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë së asaj kohe: një vend i varfëruar, i manipuluar nga fuqitë e huaja, i përdorur nga Porta e Lartë dhe i shtypur nga operacionet ushtarake serbe. Ajo çka e bën këtë tekst të rëndësishëm edhe sot është ngjashmëria e frikshme me aktualitetin tonë. Ashtu siç fliste Tucoviq për ndikimet e Italisë, Austro-Hungarisë, Serbisë e Malit të Zi në trojet shqiptare, edhe sot Prishtina dhe Tirana mbeten të ekspozuara ndaj presionit, interesave dhe propagandave të huaja – disa të hapura, disa të maskuara pas diskurseve “miqësore”.
Populli shqiptar ende manipulohet nga paratë, nga ndikimet politike të jashtme dhe nga narrativat që nuk lindin në këto troje, por importohen për të dobësuar vetëdijen, unitetin dhe sovranitetin e kombit shqiptar.
Asokohe shqiptarët paguanin çmimin e mjerimit politik e kulturor të një perandorie; sot rrezikojmë të paguajmë çmimin e mosvigilencës ndaj ndikimeve të reja, që sërish synojnë të përdorin popullin për interesa të huaja dhe jo për të mirën e tij, argumenton MekuliPress.com.

Më poshtë ju ftojmë të lexoni shkrimin e Dimitrije Tucoviq, të botuar në „Radniçke novine”, nr. 130, 3 nëntor 1909.

3 (16 nëntor 1909)
THERJA NËPËR TURQI

Ditët revolucionare të harmonisë dhe të lirisë në Turqi kanë kaluar qëmoti. Burgjet, dyert e të cilave u hapën pas shpalljes së epokës kushtetutese që të liroheshin prej tyre viktimat e regjimit të vjetër, sot janë mbushur përsëri në një pjesë të mirë me viktimat e regjimit të ri. Pakënaqësia e popullit po bëhet e për­gjithshme.

Në veri të Maqedonisë, në krahinat e Serbisë së Vjetër, në mes të Serbisë dhe Malit të Zi, mbretëron gjithashtu reaksioni i tmerrshëm. Shkollat janë mbyllur, mësuesit janë nëpër burgje, komitat janë të rrethuara nga ushtria. Në fshatin Beran, afër kufirit të Malit të Zi, është zbuluar sipas mostrës austriake një tradhëti serbe dhe për këtë arsye 20 njerëz janë në burg.

Por kulminacioni i barbarizmit janë operacionet e Xhavid-pashës në Shqipëri. Çka do të thonë këto trazira shqiptare dhe cilat janë shkaqët e tyre?

Edhe nga vetë fuqia e rezistencës me të cilën shqiptarët po i bëjnë ballë depërtimit të Xhavid-pashës mund të përfundohen se këtu është duke u zhvilluar lufta kundër shprehive të vjetra të rrenjosura popullore.

Lexo po ashtu:  Kryeministri Albin Kurti sot për vizitë në komunën e Prizrenit dhe Malishevës

Shqiptarët banojnë në një krahinë gurore, nëpër të cilën mund të kalohet vështirë, që shtrihet prej Malit të Zi deri në Epir, buzë bregut të detit Adriatik. Në lindje është Maqedonia. Deri te ky fis i ashpër popullor nuk ka arritur gati aspak ndikimi i kulturës së huaj.

Organizatat rigoroze farefisnore të tij, të quajtura fise, që janë shumë të afërta me principatat e vjetra, tregojnë gjithashtu prapambeturinë e zhvillimit të tyre. Ata janë një relikt i gjallë i mesjetës. Gjakmarrja ende përfaqëson një të drejtë të tyre, si për shfrytëzimin e konflikteve reciproke ashtu edhe për konfliktet me të huajt. Meqënëse ata gjithmonë janë të armatosur mirë dhe të organizuar mirë, fiset e afërme gjithmonë kanë pësuar nga plackitja e tyre. Ata vetë nuk kanë dashur kurrë t’i nënshtrohen pushtetit shtetëror, kurse nëpunësit turq qëmoti kanë hequr dorë nga përpjekjet e kota që t’i fusin në organizimin shtetëror.

Grindjet e brendshme dhe prapambeturia kulturore e pengojnë te shqiptarët paraqitjen e një lëvizje kombëtare, sikurse janë lëvizjet serbe ose bullgare. Përkundrazi: sulltani egërsinë e tyre dhe etjen për plackitje arriti të shfrytëzojë si mjet me të cilin i përdorte kundër këtyre lëvizjeve. Njësoj sikurse kurdët që janë përdorur në Azi për t’u organizuar ato maskara të pashembullta në Jermeni prej vitit 1894 deri më 1896, poashtu edhe shqiptarët shërbyen kundër lëvizjeve më përparimtare të krishtëra. E meqënëse fituan privilegjin që të bëjnë krime, shqiptarët u bënë “banditët më të tmerrshëm në Maqedoni”. Një autor serb shkruan kështu për shqiptarët: “Për popullsinë e krishterë ata janë kamxhik më i rreptë se tagrammbledhësit e pamëshirshëm të tatimeve, xhandarmëria e pangopshme dhe nëpunësit e pandershëm grabitqarë.”

Lexo po ashtu:  Sondazhi i kompanisë izraelite: Vetëvendosje arrin mbi 50% të votave

Por as shqiptarët nuk u kursyen nga falënderimi i sulltanit. „Kur kau e sjellë drithin në hambar, atëherë i shtrojnë sanë.“ Ushtria turke përpiqej gjithnjë që t’a pushtonte këtë çerdhe të banditëve, por gjithnjë zmbrapsëj me humbje të mëdha. Nga kjo anë e Kaçanikut fermanet nuk lexohen” flisnin rëndom me krenari shqiptarët. Kështu zgjati kjo me shekuj.

Mirëpo, nuk ishte fuqia e armëve, por forca e parasë ajo të cilës u detyruan t’i nënshtroheshin shqiptarët. Nga njëra anë Italia të kërkojë këtu kompensimin për disfatën e politikës së vet në Tunizi, nga ana tjetër Austro-Hungaria, duke e zbatuar me plan politikën e vet të sigurimit të dominimit në Ballkan, po do t’i tërheqë në anë të vet.

Shqipëria është plot me agjentë dhe misionarë të këtyre shteteve, që po japin shuma të medha për blerjen e parisë e të bajraktarëve. Kjo shkaktoi një kthesë në çështjen shqiptare. Në 20 deri 30 vjetët e fundit në këto vise nuk qe asnjë lëvizje që nuk ishte në lidhje me planet politike të këtyre fuqive të huaja.

Kështu kjo copë e tokës erdhi nën ndikimin e rivalëve, Italisë e Austro-Hungarisë, nga njëra anë, dhe propagandës nacionale të Serbisë e të Malit të Zi, nga ana tjetër.
Rëndësia e saj nuk është në fushën ekonomike, por strategjike dhe politike, meqënëse prej atyre maleve zotërohet rruga për në jug nëpër luginën e Vardarit dhe Selanik në perëndim drejt detit Adriatik dhe në veri drejt Sanxhakut të Novi-Pazarit dhe Bosnjës.

Pamja është tash e plotë. Shqiptarët therrin e plaçkisin; agjentët e huaj, patrit e jezuitët, të cilëve u ndihmojnë shtetet e interesuara kapitaliste, zhvillojnë propagandë dhe përshkojnë në ujë të turbullt; nëpunësit e korruptuar turq, pa autoritet e rroga hanë shumata me të cilat i blejnë të tjerët. Masat e popullsisë punonjëse jetojnë në gjendje më të mjerë se bashkëqytetarët e tyre të vuajtur në provincat e tjera, duke e llogaritur këtu edhe Maqedoninë. Shqipëria është pika kulminative e anarkisë dhe e mizerisë turke.

Pas revolucionit edhe mund të pritej lufta me shqiptarët. Mendimi themelor i regjimit të ri: brenda në vend të ngritet autoritet i pushtetit turk, jashtë Turqia të çlirohet nga politika e huaj, …“ dhe t’a forcojnë sa më parë sundimin e tyre në këtë ferr, t’i eliminojnë ndikimet e huaja dhe shqiptarët t’i fusin në zgjedhën e nënshtrimit të nënshtetësisë dhe të tagrave të nënshtetësisë.

Lexo po ashtu:  Policia serbe arreston dy shqiptarë të Kosovës, dyshohet se kanë hyrë në territor të Serbisë

Dhe këto luftëra në Shqipëri, në të cilat jeta e njerëzve zhduket si në kohën e luftës, janë në një konflikt i paevtueshëm i politikës xhonturke me shprehite e shqiptarëve që mos të paguajnë tatime, që mos të japin rekrutë dhe ta mbajnë dominin e tyre të vjetër mbi popullsinë e krishterë njësöj si edhe ndaj nëpunësve turq.

Me rastin e trazirave të mëdha shqiptare para njëqind vjetve Hafiz-pasha pat thënë: „Nuk më duhen më tepër se katër batalione me dy bateri dhe — një urdhër i vendosur nga Jëllëdëzi dhe për shtatë ditë t’i qetësojë shqiptarët dhe t’i detyroj ta respektojnë ligjin.” Regjimi i ri i dha Xhavid-pashës atë që Hafiz-pasha e dëshironte kot. Përkundër gjithë egërsisë së shqiptarëve, etjes se tyre për plaçkitje dhe dhunës së tyre, njeriu duhet të ndiejë keqardhje ndaj këtyre qytetarëve, të cilët ushtria turke po i ther në mënyrë aq të pamëshirshme, ende pse mëkati i tyre i vetëm është që jetuan gjithë këta shekuj në Turqi. Edhe qytetet kanë të drejtë dhe aftësi të vetë shkolluarit në përpjekjet kulturore. Turqia me administrimin e vet shekullor është fajtore në këtë hata, në mjerimin kulturor e tyre kulturorë, janö bërë të pazhvilluar në
përpariminë e tyre kulturore. Prandaj rebelimi i tyre në përgjithësi është fatkeqësi e madhe për popullin në Turqi që tashti tij nuk po ndalet kurrsesi politika e plumbit dhe e barotit. Ndër sa më përpara kjo bëhej që populli të mbahej në amullinë e të
vdekurit, sot kjo bëhet që të detyrohet t’i pranojë reformát”.

[Autori është shënuar në shënim:]
D. Tucoviq

„Radniçke novine”, nr. 130,
3 nëntor 1909.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com