Informohuni mirë lidhur me këtë pije!
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Lëngu i freskët i portokallit të shtrydhur është element shumë i fuqishëm i ushqimit të shëndetshëm.
Mirëpo, që lëngu i freskët i shtrydhur të mos dëmtojë shëndetin tuaj, patjetër përmbajuni këtyre këshillave. Janë të thjeshta dhe shumë të dobishme.

Besohet që lëngu i freskët i shtrydhur i portokallit është më i dobishëm se kafja dhe çaji, sepse përmban shumë vitamina dhe mikroelemente. Mirëpo, kjo rregull nuk funksionon gjithmonë.
Nutricionistët besojnë që lëngun e freskët nuk do të duhej ta pini në lukth të zbrazët. Lëngu i thartë irriton mukozën e gojës dhe nëse e konsumoni shumë mund të sëmureni nga gastriti.
Gjithashtu është i rrezikshëm edhe për dhëmbët. Sheqernat dhe thartirat, të cilat gjenden në lëng, ngadalë por sigurt, shkatërrojnë zmaltin e dhëmbëve.
Lëngun e freskët është mirë ta konsumoni me pipë, kështu që thartira të mos dëmtojë zmaltin e dhëmbëve, ndërkaq pas konsumimit dentistët rekomandojnë shpëlarjen e gojës me ujë të ngrohtë.
Për të mos irrituar lëngu i portokallit lukthin, nutricionistët rekomandojnë që lëngun ta përzieni me ujë të pastër në shishe në përpjesëtim 1:3.
Lëngun nuk duhet përzier me lugë metali, sepse metali shkatërron vitaminën C.




