Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit prezanton Next Generation, një hub kreativ që lidh Shqipërinë dhe Kosovën përmes artit, kulturës dhe dialogut mes të rinjve. Ky projekt synon të krijojë një hapësirë ku krijuesit mund të ndajnë ide, të bashkëpunojnë dhe të zhvillojnë projekte me vizion për të ardhmen.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Për edicionin e këtij viti, vendi ku gjithçka merr formë është Bajram Curri, Tropojë, një qytet historikisht i njohur si pikë lidhjeje mes dy vendeve shqiptare. Përmes forumeve, performancave, workshop-eve, instalacioneve, ekspozitave dhe aktiviteteve kreative, Next Generation krijon një terren të përbashkët ku zëri i brezit të ri dëgjohet dhe ku kultura shndërrohet në një formë të re diplomacie.
Ky projekt është një ftesë për të menduar së bashku, për të bashkuar energjitë dhe për të ndërtuar një vizion kulturor të përbashkët midis Shqipërisë dhe Kosovës.





