E vënë me shpatulla për muri për defiçencën në çështjet e sigurisë, sidomos pas ngjarjes në Rinas qeveria po përpiqet ta kalojë lumin me sa më pak kosto ndonëse edhe vetë e ka kuptuar batakun ku ndodhet sa i përket sigurisë në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit.

Sandër Lleshaj, kanakari i kryeministrit doli në një konferencë për shtyp ku  duket sikur nxori nga xhepi letrat e zhubrosura të ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, i cili po ashtu u përball me të njëjtën situatë 3 vjet më parë.

Si njëri si tjetri bënë të njëjtën akuzë, drejtuan gishtin nga konçesionari për mungesën e sigurisë në Rinas, duke larë duart me argumentin se kanë përpiluar shkresa, por askush nuk është përgjigjur.

Sajmir Tahiri 04 shtator 2016

Policia me shkresa të panumërta i ishte drejtuar aeroportit duke i thënë, duhet të merrni masa për kamerat e sigurisë në derën ku ndodhi grabitja. Duhet të merrni masa për rrethimin. Duhet të merrni masa për sinjalizimin në rast se dera hapet në mënyrë të paligjshme, duhet të merrni masa pse jo edhe për bllokimin e derës dhe hapjen automatike të saj, siç ndodh në cilindo vend të botës. Dhe kemi marrë përgjigje negative, ku jo vetëm nuk pranohet kërkesa e policisë por ku theksohet që ruajtja e perimetrit është detyrë e kompanisë private që paguhet miliona euro.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Raportime se CoVid 19 ka qarkulluar në Itali që në muajin nëntor 2019

Sandër Lleshaj 10 Prill 2019

Nga analiza e deritanishme, rezulton se nuk kanë funksionuar aspak mekanizmat e sigurisë që janë nën përgjegjësinë e kompanisë koncensionare të aeroportit. Kompania kineze që ka koncesionin e aeroportit të Rinasit ka dështuar të përmbushë përgjegjësitë e saj për garantimin e parametrave të sigurisë fizike. Koncesionari jo vetëm që ka refuzuar zbatimin e kërkesave të shumta dhe të herëpashershme të Policisë së Shtetit për marrjen e masave në drejtim të sigurisë fizike, por në shumë raste as nuk ka denjuar të kthejë qoftë edhe përgjigjet formale për korrespondencën përsëritur zyrtare. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *