Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se ushqimet e ndotura janë përgjegjëse për më shumë se 200 sëmundje, nga diarretë infektive deri në disa forma të kancerit.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ministria italiane e Shëndetësisë, me këtë rast thekson përfitimet që ka ushqimi i shëndetshëm dhe i sigurt duke shkruar se “ushqimi jo i sigurt shkakton në botë sëmundje që prekin çdo vit rreth 600 milionë persona dhe përfaqësojnë një barrë shumë të madhe për shëndetin njerëzor, në veçanti për fëmijët dhe personat që jetojnë në rajone me të ardhura të ulëta, pa llogaritur kostot e larta ekonomike”.
Nga ana tjetër Instituti Superior i Shëndetësisë (ISS) në Itali kujton se “të garantosh ushqimet do të thotë të mbrosh shëndetin e të gjithëve, por edhe të kontribuosh në mënyrë të efektshme për mirëqenien ekonomike të të gjithëve si dhe të zhvillimit të shoqërisë njerëzore”. /www.mekuliPress.com/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress





