Një vendim i ri i Ministrisë së Shëndetësisë në Turqi ndryshon kushtet e futjes së qytetarëve të huaj në këtë shtet. Rregullat e reja hyjnë në fuqi më 15 mars 2021.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kështu, shtetasit e Kosovës që duan të udhëtojnë drejt Turqisë përmes rrugëve ajrore, nga mesi i këtij muaji, janë të obliguar që të plotësojnë një formular brenda 72 orëve para fluturimit.
Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll ka publikuar njoftimin duke dhënë detaje.

“Në përputhje me vendimet e marra nga autoritetet turke, duke filluar nga data 15 mars 2021, çdo person që udhëton për në Republikën e Turqisë përmes rrugëve ajrore është i obliguar që brenda 72 orëve para fluturimit të plotëson formularin për hyrje në Turqi në adresën: “https://register.health.gov.tr/”.”, thuhet në njoftim.
Formulari kërkon të dhënat tuaja personale, përfshirë adresat e kontaktit.




